Pasioni i tij për filmin e çoi atë drejt RAI-t, ku punoi për gati 40 vite, duke u bërë një nga mjeshtrit e regjisë dokumentare dhe i shumë emisioneve të njohura, mes të cilave “Linea Verde”.
Gjon Kolndrekaj, regjisori shqiptar me origjinë nga Peja ndan kujtimet e rrugëtimit të tij artistik për RTSH që nisi në vitin 1975, kur për herë të parë shkeli në Itali.
Kolndrekaj tregon edhe për dokumentarët e tij kushtuar Lin Delisë dhe Nënë Terezës si dhe për mënyrën se si ka ndikuar në promovimin e Shqipërisë në ekranet italiane.
Aktualisht, mjeshtri i regjisë Gjon Kolndrekaj po punon për një film të ri dokumentar mbi jetën e Nënë Terezës, me kast ndërkombëtar, që pritet të përfundojë së shpejti.
