Në përvjetorin e pestë të ndarjes nga jeta të një prej figurave më të shquara të atletikës shkodrane, Vildan Tufi, u zhvillua aktiviteti sportiv “Kupa e Ikonave”, kushtuar kontributit të tij të vyer në këtë sport. Në këtë garë morën pjesë rreth 80 atletë të rinj nga grupmoshat U-13, U-16 dhe U-20, të cilët konkuruan në disiplinat e kërcimit.
Në kuadër të këtij eventi, Shoqata e Atletikës “Vllaznia” nderoi me “Mirënjohje” dy prej veteranëve të këtij sporti, Ëngjëll Çeka dhe Besnik Dashja, të cilët kanë kontribuar për zhvillimin e atletikës në Shkodër.
Aktiviteti u shoqërua gjithashtu me një ekspozitë fotografike që solli në kujtesë disa nga momentet më të bukura nga garat dhe sukseset e atletëve shkodranë ndër vite.
