Galeria e Arteve në Shkodër mirëpriti ekspozitën personale të piktorit Edi Kojani, me titullin “Udhëtim me dritën me ngjyrën”, kuruar nga arkitekti Pirro Stefa.

Në këtë ekspozitë, artisti nga Vlora sjell një udhëtim artistik që shtrihet nga gjiri i Vlorës deri në Alpet e Shqipërisë, ku drita, natyra dhe ngjyra bashkohen në një dialog emocional që ngjall ndjesi romantike dhe reflektim estetik.

Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, vlerësoi ekspozitën si një dëshmi të qartë të fuqisë së artit për të bashkuar qytetet shqiptare përmes krijimtarisë dhe vizionit estetik. Kuratori Pirro Stefa u ndal në vizionin që e shoqëron krijimtarinë e artistit të penelit.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë artdashës, studentë, pedagogë dhe personalitete të pikturës të cilët përjetuan nga afër këtë udhëtim artistik të mbushur me dritë, formë e harmoni ngjyrash.