Emocionet e “Abbisnet Superiore” rikthehen këtë fundjavë me sfifat e javës së shtatë të kampionat. Për tifozërinë shkodrane, vëmendja do të jetë e drejtuar në duelin Bylis-Vllaznia, ndeshje që do të luhet të shtunën, në orën 14:00 në “Adush Muça” të Ballshit.

Në konferencën e pragsfidës, përballë gazetarëve ishte portieri Leon Pohls. “Objektivi i ekipit është marrja e tre pikëve”, u shpreh ai. Pohls foli edhe për gjendjen e skuadrës e cila do të vijojë të përballet me një kontigjent më të reduktuar lojtarësh të gatshëm.

Sfidat e tjera që plotësojnë këtë javë të kampionatit janë: Egnatia-Dinamo, Tirana-Teuta, Flamurtari-Partizani dhe Elbasani-Vora.