Në një atmosferë plot emocione dhe krenari, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvilloi ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2024–2025 në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, ku u diplomuan 1314 studentë në të gjitha programet e studimit.
Në emër të Bashkisë Shkodër, përshëndeti të pranishmit zëvendëskryetari Rudin Beka ndërsa ceremoninë e nderoi me praninë e tij, edhe kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazović.
Për studentët, ky moment shënon mbylljen e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri. Në mesin e të diplomuarve është edhe golashënuesi i Vllaznisë dhe Kombëtares, Bekim Balaj. Ceremonia u mbyll me hedhjen e kapelave mes duartrokitjesh, muzikës dhe energjisë rinore.
