Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ecjes në Natyrë, që synon të promovojë aktivitetin fizik dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit, vëmendja ndalet në një prej pasurive më të veçanta të Shkodrës, malin e Taraboshit.
Udhërrëfyesi shkodran Kastriot Faci, thekson se Taraboshi është një destinacion me potencial të madh për ecjen turistike, por kërkon më shumë punë për piketimin e shtigjeve, tabelat orientuese dhe promovimin e tij në hartat turistike.
Kjo ditë shërben si ndërgjegjësim për rëndësinë e lëvizjes në natyrë, si mënyrë për të ruajtur shëndetin fizik dhe mendor, por edhe për të vlerësuar bukuritë e territorit tonë. Taraboshi mbetet shembulli më i mirë i asaj që Shkodra mund të ofrojë për të apasionuarit pas ecjes në natyrë dhe turizmit të qëndrueshëm.
