Kjo e hënë nisi me një takim të përbashkët në Kishën Ortodokse “Lindja e Krishtit” të përfaqësuesve të dy komuniteteve fetare të Shkodrës: mysliman dhe atij ortodoks. Çështjet e lidhura me pronësinë e dy komuniteteve fetare ishin në fokus të takimit teksa palët dolën me një qëndrim publik për mediat e pranishme.
Në përfundim të komunikimit për mediat, përfaqësuesit e dy komuniteteve fetare të Shkodrës u shprehën se do të vijojnë ta mbajnë në vëmendje çështjen e pronave. Takimi mes palëve vijoi më tej me dyer të mbyllura.
