Në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua këtë të shtunë Kupa e Ikonave “Feti Dizdari” në atletikë, aktivitet që bashkoi sportistë të moshave të ndryshme, nga fëmijë në të rritur, në një ditë sportive me mbi 200 pjesëmarrës.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të programit “Shkodra – Qyteti Europian i Sportit 2025”, nga Shoqata Sportive e Atletikës “Vllaznia”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës.

Eventi u zhvillua si një homazh për atletin e shquar shkodran Feti Dizdari, figurë e ndritur e sportit shqiptar, i cili la gjurmë të thella në historinë e atletikës.

Në fjalën e tij, Agron Dizdari, djali i legjendës së ndjerë, shprehu emocionet për respektin e treguar ndaj figurës së të atit.

Për kontributin dhe kujtimin e Feti Dizdarit folën gjithashtu ish-atletët Angjelina Gurakuqi dhe Ëngjëll Çeka, të cilët e kujtuan si një njeri me pasion, përkushtim dhe frymë sportive të pashuar.

Në fund të aktivitetit, u ndanë çmime “Mirënjohje”. Feti Dizdari (pas vdekjes), Marije Dallndysha, Blerta Hasi dhe Amëljeta Hasi u nderuan për kontributin e tyre në sportin e atletikës.

🏆 Rezultatet Teknike – “Kupa e Ikonave – Feti Dizdari”
📍 Shkodër, Tetor 2025



🏃‍♀️ 50 m – U13 (Vajza)

🥇 Elisa Beshiri – Vendi i 1-rë
🥈 Lura Imami – Vendi i 2-të
🥉 Luna Rotani – Vendi i 3-të

🏃‍♂️ 50 m – U13 (Djem)

🥇 Endi Doda – Vendi i 1-rë
🥈 Ingli Kasapi – Vendi i 2-të
🥉 Enis Shpendi – Vendi i 3-të



🏃‍♀️ 50 m/p – U13 (Vajza)

🥇 Lura Imami – Vendi i 1-rë
🥈 Eden Freskina – Vendi i 2-të
🥉 Luna Rotani – Vendi i 3-të

🏃‍♂️ 50 m/p – U13 (Djem)

🥇 Ajan Huna – Vendi i 1-rë
🥈 Lounis Kabuni – Vendi i 2-të
🥉 Lorik Heta – Vendi i 3-të
🥉 Ergi Ahmetaj – Vendi i 3-të



🏃‍♀️ 600 m – U16 (Vajza)

🥇 Darsia Vathi – Vendi i 1-rë
🥈 Martina Krasniqi – Vendi i 2-të

🏃‍♀️ 300 m – U16 (Vajza)

🥇 Ariel Luraj – Vendi i 1-rë
🥈 Roah Bashli – Vendi i 2-të
🥉 Elois Heta – Vendi i 3-të

🏃‍♂️ 300 m – U16 (Djem)

🥇 Ervis Kasapi – Vendi i 1-rë
🥈 Andrea Nenshati – Vendi i 2-të
🥉 Dardan Baraku – Vendi i 3-të

🏃‍♂️ 600 m – U16 (Djem)

🥇 Elsar Balaj – Vendi i 1-rë
🥈 Daniel Çela – Vendi i 2-të
🥉 Rajan Cundu – Vendi i 3-të



🏃‍♀️ 300 m – U20 (Femra)

🥇 Danjela Gila – Vendi i 1-rë

🏃‍♂️ 300 m – U20 (Meshkuj)

🥇 Enes Koçi – Vendi i 1-rë
🥈 Elizeo Spathari – Vendi i 2-të
🥉 Kristian Rushaj – Vendi i 3-të



🏃‍♀️ 600 m – U20 (Femra)

🥇 Ajla Doda – Vendi i 1-rë

🏃‍♂️ 600 m – U20 (Meshkuj)

🥇 Sidrit Kopliku – Vendi i 1-rë
🥈 Oldi Koçi – Vendi i 2-të



⚡ 100 m – Meshkuj

🥇 Enes Koçi – Vendi i 1-rë
🥈 Elizeo Spathari – Vendi i 2-të
🥉 Rigers Haxhia – Vendi i 3-të

⚡ 100 m – Femra

🥇 Phoebe Mustafaraj – Vendi i 1-rë
🥈 Elisa Beshiri – Vendi i 2-të
🥉 Antonita Çuni – Vendi i 3-të



🏃‍♂️ 400 m – Meshkuj

🥇 Nikolas Ndoja – Vendi i 1-rë
🥈 Ingli Kasapi – Vendi i 2-të
🥉 Enis Shpendi – Vendi i 3-të