Në ambientet e Teatrit “Migjeni” u zhvillua konferenca në prag të premierës së tragjikomedisë “Kopshtet e pavarura të lumturisë”. Në këtë takim morën pjesë drejtori i teatrit Gerti Palali, regjisori Hervin Çuli si dhe një pjesë nga trupa e aktorëve që sjellin këtë vepër në skenë.

Regjisori Çuli ndau këndvështrimin e tij mbi dimensionin filozofik dhe emocional të veprës që mban autorësinë e dramaturgut të ndjerë Albri Brahusha. Aktori Besmir Bitraku foli rreth karakterit të rolit të tij.

Premiera do të ngjitet në skenën e Teatrit “Migjeni” në datat 10, 11 dhe 12 tetor në orën 19:00.