Në kuadër të 35-vjetorit të hapjes së Xhamisë së Plumbit, që lidhet me rikthimin e lirisë së besimit shpirtëror në Shqipëri, në këtë monument historik të Shkodrës u zhvillua një aktivitet i veçantë me pjesëmarrjen e dy figurave të njohura të artit fetar: hafiz Egzon Ibrahimi nga Kosova dhe ilahisti Muhamed Tarik nga Egjipti, të cilët përcollën një atmosferë shpirtërore dhe frymëzimi.
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi se kjo veprimtari është pjesë e aktiviteteve që Myftinia e Shkodrës po zhvillon për të kujtuar ngjarjen e madhe të rikthimit të besimit të lirë në vend.
Ndërsa hafiz Egzon Ibrahimi ndau emocionet e tij për vizitën në Xhaminë e Plumbit, duke e cilësuar atë si një vend të shenjtë që simbolizon qëndrueshmërinë e besimit dhe trashëgiminë shpirtërore të Shkodrës. Ky aktivitet do të pasohet nga të tjera përgjatë ditëve në vazhdim.
