Turizmi në veri të vendit vijon të mbetet aktiv edhe përgjatë stinës së vjeshtës. Sipas tur-operatores Lida Haxhija, kjo periudhë e vitit shënon një interes të shtuar për udhëtime, veçanërisht drejt Valbonës, që renditet si një nga destinacionet më të kërkuara nga shkodranët.

Grupmoshat e reja janë më të shumtët që zgjedhin të udhëtojnë në këtë periudhë. Një tjetër element pozitiv është se çmimet e guidave turistike nuk kanë ndryshuar në krahasim me një vit më parë. Ndërsa interesi i turistëve të huaj për të eksploruar vendin mbetet i lartë.

Thethi, Razma dhe Reçi mbeten po ashtu ndër destinacionet klasike të stinës së vjeshtës me bukuritë e tyre natyrore.