Edhe pse kalendari ka hyrë zyrtarisht në vjeshtë, Reçi në Malësinë e Madhe ende nuk është mbuluar nga ngjyrat e arta të stinës. Gjelbërimi dominon peizazhin, por aroma e gështenjave ndihet në çdo anë të fshatit turistik.
Vizitorët po shtohen dita-ditës, veçanërisht ata nga Shkodra, që zgjedhin Reçin për fundjava pranë natyrës. Ata shijojnë ushqimet vendase në restorantet e zonës, ku çdo pjatë përgatitet me produkte bio dhe receta tradicionale të trashëguara brez pas brezi.
Në ditët e para të vjeshtës, mikpritja dhe bukuria natyrore e Reçit e bëjnë këtë vend një destinacion të veçantë për këdo që kërkon të ndjejë aromën e stinës mes maleve dhe gështenjave të famshme të Malësisë së Madhe.
