Kombëtarja shqiptare do të përballet të shtunën, më 11 tetor, me Serbinë në stadiumin e Leskovcit, në orën 20:45. Një duel i shumëpritur, që shkon përtej sportit për shkak të historisë së ngarkuar mes dy kombeve.

Ish-kapiteni i kuqezinjve Rudi Vata e konsideron këtë takim si një sprovë të vështirë, por të kapërcyeshme, duke theksuar se Shqipëria ka potencialin për ta kaluar me sukses.

Atmosfera pritet të jetë e nxehtë në Leskovc, por skuadra e trajnerit Sylvinho synon të ruajë qetësinë dhe të japë maksimumin për një rezultat pozitiv që do ta afronte me kualifikimin në Botëror.