Ndryshimet klimatike kanë patur ndikimin e tyre në Shkodër përgjatë dekadës së fundit. Dimrat e fundit kanë sjellë përmbytje të përsëritura, duke dëmtuar banesa, tokat bujqësore dhe infrastrukturën, ndërsa stinët e nxehta janë shoqëruar me rritje të rrezikut nga zjarret në pyje dhe zona të banuara.

Eksperti i mjedisit, Ervis Krymbi, thekson se këto fenomene nuk janë më të rastësishme, por pasojë direkte e ndryshimeve klimatike. Megjithatë, Krymbi vlerëson faktin që vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi dhe janë ndërmarrë disa masa konkrete për përballimin e këtyre sfidave por duhet bërë më shumë.

Kombinimi i përmbytjeve në dimër dhe zjarreve në verë e bën Shkodrën një zonë të ekspozuar ndaj pasojave të drejtpërdrejta të klimës, por ekspertët shpresojnë që masat e marra dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve të ndihmojnë në përballimin e këtyre sfidave në të ardhmen.