Java e gjashtë rezervon një përplasje kryesuesish në Kategorinë Superiore. Kundërshtari i radhës i kuqebluve do të jetë Elbasani që udhëheq me meritë kampionatin. Tre pikë për Vllazninë në duelin e së shtunës duke nisur nga ora 19:00 në “Loro Boriçi” do të thotë automatikisht vend i parë në renditje ndaj përballja është e një rëndësie të veçantë.
Në konferencën që i paraprin ndeshjes, përballë gazetarëve ishte Esat Mala. Mesfushori kuqeblu u shfaq besimplotë në arritjen e suksesit. Mala shtoi se ekipi ka punuar gjatë javës për të përmirësuar defektet e shfaqura në lidhje me rastet e shumta që humbet skuadra para portës së kundërshtarit.
Krahas Vllaznia-Elbasani, java e gjashtë e “Abissnet Superiore” rezervon derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana si dhe Dinamo-Flamurtari, Vora-Egnatia dhe Teuta-Bylis.
