Gazetari i mirënjohur sportiv, Namik Mehmeti, shpreh opinionin e tij lidhur me gjendjen pozitive që po kalon Vllaznia, duke e konsideruar ekipin si një pasuri të qytetit dhe një skuadër që meriton mbështetje të vazhdueshme. Ai shpreh vlerësimin e tij për paraqitjen e fundit ndaj Vorës dhe sfidën e radhës ndaj Elbasanit.

Së fundmi, Këshilli i Qarkut Shkodër e ka vlerësuar Namik Mehmetin me titullin “Mirënjohje”, për kontributin e tij shumëvjeçar në gazetarinë sportive dhe në pasqyrimin e arritjeve të sportit shkodran.

Vlerësimi për Mehmetin është tregues i kontributit që gazetarët e sportit kanë në evidentimin e vlerave sportive dhe në ruajtjen e traditës së qytetit të Shkodrës.