Në mbarë globin 1 tetori njihet si Dita Botërore e Kafesë, një simbolikë që kremton një nga pijet më të dashura të njerëzimit. Edhe në Shkodër, kafeja është e lidhur ngushtë me përditshmërinë dhe kulturën qytetare, duke u shndërruar në një ritual që ruan gjallë miqësitë dhe shoqërinë.
“Ndikimi i kafesë në jetën e njeriut është i madh”, shprehet psikologia Loreta Tomaj.

Megjithatë, përtej avantazheve, ajo thekson se konsumimi i tepruar mund të ketë edhe pasoja negative.
Nga kafenetë e vjetra të qytetit si “Kafja e Madhe” ku mblidheshin intelektualë dhe artistë, deri te lokalet moderne Shkodra vazhdon ta jetojë kafenë si pjesë të identitetit të saj. Sidoqoftë psikologët këshillojnë në çdo rast se rituali i përditshëm duhet të mbetet kënaqësi e shëndetshme dhe jo varësi.
