Këtë të martë u zhvillua prezantimi i projektit fitues “Harmonic Minds”, i cili u dallua në konkursin ndërkombëtar Teknofest, në kategorinë Brainphony.

Aktiviteti u ndoq nga të ftuar, mësues dhe nxënës, ku u prezantua puna kërkimore dhe novatore e nxënësve që sollën këtë arritje të rëndësishme. Projekti “Harmonic Minds” synon të ofrojë një qasje inovative në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të aftësive kognitive, duke e vendosur Shkodrën në hartën e ideve konkurruese ndërkombëtare. Renis Brahimi, Jon Bashi dhe Jeton Dibra nga shkolla “Maarif” u vlerësuan me çmimin e dytë në këtë projekt.

Ky prezantim u vlerësua si një mundësi për të motivuar gjeneratat e reja drejt inovacionit dhe për t’i dhënë Shkodrës një tjetër shembull suksesi në fushën e arsimit dhe teknologjisë.