Shtatori shënon çdo vit muajin e trashëgimisë kulturore dhe Shkodra, me pasurinë e saj të shumtë historike, mbetet në qendër të vëmendjes. Arkitekti shkodran, Zef Çuni, gjatë një intervistë të dhënë, bën apel që vlerat historike të qytetit të mos lihen në harresë.
Çuni nënvizon domosdoshmërinë e ndërhyrjeve restauruese, jo vetëm për monumentet e shumta të kulturës, por edhe për Kalanë “Rozafa”, simbolin e qytetit dhe një nga pikat më të vizituara nga turistët. Sipas tij, çdo vonesë rrezikon që dëmet e shkaktuara nga koha dhe kushtet atmosferike të bëhen të parikuperueshme.
Arkitekti Çuni i bën thirrje institucioneve dhe komunitetit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë, si një pasuri e përbashkët që duhet t’i përcillet brezave të ardhshëm në gjendjen më të mirë të mundshme.
