E diela e javës së pestë të Kategorisë Superiore vendos përballë kuqebluve skuadrën e Vorës, debutuese në elitë. Shkodranët vijnë në këtë duel pas barazimit ndaj Teutës në Durrës, me golin e pësuar “in extremis” në “Niko Dovana” ndërsa vorakët pas fitores 1-0 ndaj kuqezinjve të Flamurtarit. Të dyja skuadrat janë me pikë të barabarta në renditje duke ndarë vendin e dytë dhe të tretë.
Në konferencën e pragsfidës përballë gazetarëve ishte prurja e re, mesfushori Kallaku. Ai theksoi rëndësinë e kësaj sfide që në letër duket e lehtë.Kallaku u shpreh edhe për rastet e shumta që krijon skuadra dhe mungesën e finalizimit të tyre.
Sfida e “Loro Boriçit”, Vllaznia-Vora do të luhet të dielën në orën 19:00 ndërsa sfidat e tjera të javës së pestë janë: Tirana-Dinamo, Bylis-Partizani, Elbasani-Teuta dhe Flamurtari-Egnatia.
