Amla Demushi është një nga zërat premtues të skenës shkodrane dhe më gjerë. Ajo e ka nisur rrugëtimin e saj muzikor që në moshën 5-vjeçare me një këngë me tekst dhe muzikë të nënës së saj, Senada Demushi. Artistja e talentuar ka ditur të ndërthurë muzikën me pasionin për aktrimin dhe sportin.
Amla thotë se ndjehet krenare për rrënjët e saj dhe për gjyshin, rapsodin e njohur Jonuz Delaj, që e ka frymëzuar të ndjekë traditën familjare.
“Gjithmonë i them Amlës që suksesi vjen me punë, disiplinë dhe modesti”, shprehet për bijën e saj, Senada Demushi.
Pas suksesit në shfaqjen “Pikante” të mjeshtrit të humorit, Sandër Ruçi dhe pjesëmarrjes në festivale të ndryshme, Amla po përgatitet për sfida të reja muzikore dhe skenike, duke premtuar që emri i saj të dëgjohet edhe më shumë në vitet që do të vijnë.
