Shkodra mbetet një nga qendrat kryesore të artit figurativ në Shqipëri, me një traditë të hershme që nga koha e Kolë Idromenos e deri te piktorët e sotëm. Galeritë, ekspozitat dhe iniciativat kulturore vazhdojnë të sjellin frymë krijuese në qytet, duke i dhënë artistëve mundësinë të dialogojnë me publikun dhe të prezantojnë punimet e tyre më të reja.
Piktorja Xheneta Kadillari shprehet optimiste për rolin që Shkodra vazhdon të luajë në artin e pikturës. Nga ana e tij, Andi Hila e përshkruan situatën aktuale si sfiduese. Piktori Artan Draçini nënvizon se ky realitet është pjesë e sfidave që arti po përjeton kudo në Shqipëri.
Ky dialog në distancë mes artistëve sjell në vëmendje nevojën për mbështetje institucionale, hapësira ekspozuese dhe një publik aktiv që e ndjek dhe e vlerëson pikturën. Shkodra, me trashëgiminë e saj të pasur mbetet vendi ku arti jo vetëm ruhet, por edhe përtërihet.
