Në Muzeun Historik të Shkodrës u zhvillua sot një aktivitet i veçantë kushtuar ceremonialeve dhe ritualeve të dasmës shkodrane, duke sjellë në vëmendje një nga elementët më të çmuar të trashëgimisë kulturore të qytetit.
Përgjegjësja e Muzeut Historik thekson rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të traditave të dasmës si një pjesë e identitetit të Shkodrës. Ceremoniali përcolli vlera edukative për të rinjtë, të cilët u përfshinë me entuziazëm, duke rikrijuar momente nga dasmat tradicionale shkodrane.
Aktiviteti synon jo vetëm të rikthejë në kujtesën e qytetarëve vëmendjen tek tradita, por edhe t’ia përcjellë ato brezave të ardhshëm si një pasuri kulturore që duhet mbrojtur dhe trashëguar.
