Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, shprehet optimist për ecurinë e Vllaznisë në këtë sezon. Në një intervistë ekskluzive për RTSH, Vata vlerëson punën e stafit teknik dhe cilësinë që po shfaq ekipi.
Vllaznia këtë vit ka një skuadër cilësore ndërsa veçon mesfushën si repartin më të konsoliduar të ekipit, që po bën diferencën në fushë.
Vata beson se, me këtë ritëm, kuqeblutë kanë potencialin për të qëndruar në krye të renditjes dhe për të synuar trofeun në fund të sezonit.
