Shkodra renditet ndër 10 qytetet e Europës me përdorimin më të lartë të biçikletës, një traditë që daton prej shekullit XIX. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga qyteti, duke e cilësuar “qytetin e biçikletave” dhe nënvizoi ndërtimin e 10 km korsive të dedikuara për pedaluesit.
Bashkia e Shkodrës ka investuar në vijimësi në përmirësimin e infrastrukturës, duke shtuar korsitë për biçikleta dhe duke organizuar çdo vit “Ditën e Biçikletave”, e shndërruar tashmë në një festë tradicionale që synon të promovojë mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe të gjallërojë jetën kulturore e sociale të qytetit.





