Barazim dramatik në Durrës! Teuta dhe Vllaznia u ndanë në baraspeshë 1-1 në ndeshjen që uli siparin e javës së katërt të “Abissnet Superiore”-s.
Shkodranët e nisën më mirë sfidën dhe në minutën e 24-t, Esat Mala gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë. Ekipi i Edi Martinit administroi rezultatin deri në kohën shtesë, duke e mbajtur epërsinë për më shumë se 70 minuta lojë.
Në sekondat e fundit, Teuta nuk u dorëzua. Sulmuesi Beshiraj shënoi golin e barazimit në minutën e 96-t, duke ndezur festën në “Niko Dovana”. Ky barazim mbajti të pamposhtur durrsakët në kampionat nën drejtimin e trajnerit Dobi.
