Në qytetin ku ka rrënjët, këngëtarja e talentuar shkodrane, Klodiana Vata po shijon disa ditë qëndrimi, duke vizituar vende që i kujtojnë fëmijërinë dhe duke takuar miq e bashkëpunëtorë. Përveç pushimit, ajo po mendon edhe për ide të reja muzikore e skenike që mund t’i realizojë në Shqipëri.
Prej pak vitesh, karriera e saj është ndërtuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ku ajo ka performuar në skena të ndryshme, ka publikuar këngë dhe ka marrë pjesë në produksione filmike.
Qëndrimi i Klodianës në Shkodër mirëpritet nga artdashësit e qytetit ndërsa ajo vetë pritet të sjellë bashkëpunime artistike në muzikë dhe teatër.
