Muzeu Historik i Shkodrës po kthehet në një nga destinacionet më të vizituara të qytetit, duke ofruar një udhëtim në kohë përmes eksponateve arkeologjike, objekteve etnografike dhe pikturave të mjeshtrave të mëdhenj shkodranë. Gjatë këtij viti dhe sidomos në sezonin turistik të verës, interesi i publikut vendas dhe i turistëve të huaj ka qenë dukshëm më i lartë.
Janë disa, arsyet që kanë rritur interesin e vizitorëve për Muzeun Historik të Shkodrës. Muzeu mbetet i hapur për vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë, duke ofruar një mundësi për të njohur historinë dhe traditat e Shkodrës.
