Shkodra është një qytet që ka potencial të madh për të zhvilluar një nga format më të veçanta që është ajo e turizmit të errët. Historia e dhimbshme e periudhës së diktaturës dhe kujtimet e saj mund të kthehen në një itinerar edukues e turistik.

“Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës”, i ngritur në ambientet e ish-Degës së Brendshme, tregon qelitë e izolimit, dhomat e hetuesisë dhe dokumente origjinale të asaj kohe. Çdo vizitë është një udhëtim në të shkuarën e errët të qytetit.

Turizmi i errët mund të sjellë më shumë vizitorë gjatë gjithë vitit dhe ta kthejë Shkodrën në një qendër të rëndësishme kujtese dhe reflektimi.