E diela rezervon një transfertë delikate për Vllazninë teksa në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqeblutë do të ndeshen me Teutën vendase për llogari të javës së katërt të Kategorisë Superiore.
Kuqeblutë vijnë në këtë përballje pas fitores 4-1 ndaj të kuqve në “Loro Boriçi” duke u pozicionuar të dytët në renditje pas Elbasanit. Në konferencën e pragsfidës me durrsakët, përballë gazetarëve ishte prurja e re, sulmuesi Bismark, autor i një goli në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit. “Mjedisi në Shkodër duket miqësor dhe pa trysni”, shprehet më tej Bismark.
Teuta-Vllaznia do të luhet të dielën në orën 19 ndërsa sfidat e tjera të javës së katërt janë: Partizani-Elbasani, Egnatia-Tirana, Vora-Flamurtari dhe Dinamo-Bylis.
