Në hollin e Teatrit “Migjeni” u zhvilluan homazhet për këngëtarin e ahengut shkodran, Agim Molla, i cili u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare duke lënë pas një trashëgimi të pasur me mbi 350 këngë të muzikës tradicionale. Qytetarë, miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës shkodrane i dhanë lamtumirën e fundit pasionantit të ahengut.

Personalitete të artit dhe jetës publike vlerësuan kontributin e dhënë në mbrojtjen e vlerave të këngës shkodrane. Ndërsa Dritan Shega, bashkëpunëtor i Agim Mollës prej vitesh, ndau emocione personale për punën dhe miqësinë me artistin e ndjerë.

Agim Molla la pas një kujtim të çmuar për të gjithë ata që e njohën dhe e dëgjuan në mbrëmjet e ahengut shkodran.