Në sallën e Bibliotekës Publike “Marin Barleti”, 105-vjetori i Luftës së Koplikut u shënua me një aktivitet përkujtimor kushtuar edhe figurës së Kasem Taipit, mbledhësit të këngëve të vjetra shkodrane.

Muzikologu dhe ideatori i aktivitetit, Qamil Gjyrezi, vlerëson kontributin e personalitetit të shquar në lidhje me luftën dhe veprimtarinë e tij folkloristike. Historiani Marsel Nilaj ndalet në rëndësinë e Luftës së Koplikut.

Aktiviteti u shoqërua me kumtesa shkencore, interpretim artistik dhe momente muzikore, duke e kthyer këtë përvjetor në një homazh për heronjtë dhe për figurën e Kasem Taipit.