Në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së ideologut të Rilindjes Kombëtare, Pashko Vasa, në shtëpinë monumentale të tij në Shkodër u zhvillua konferenca shkencore kushtuar jetës dhe veprës së këtij personaliteti. Aktiviteti u organizua nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Bibliotekën Publike “Marin Barleti” dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër.
Studiuesi Artur Shkurti vuri në dukje aktualitetin e ideve të Vasës dhe mesazhin e tij unifikues për kombin shqiptar.
Zëvendëskryetarja e Bashkisë Shkodër, u shpreh se nisma e këtij viti jubilar është pjesë e angazhimit institucional për të ruajtur kujtesën dhe trashëgiminë e figurave të Rilindjes Kombëtare.
Drejtori i DRTK Shkodër, Helidon Sokoli, foli mbi vlerën e ruajtjes së shtëpisë-muze si një pasuri kulturore e rrallë për qytetin. Në mjediset e shtëpisë-muze u ekspozuan edhe dokumente historike mbi jetën e Pashko Vasës, duke i dhënë aktivitetit një dimension të veçantë përkujtimor.
Ky aktivitet është pjesë e një programi të gjerë përkujtimor që nisi me homazhet pranë vendit ku prehet patrioti i shquar Pashko Vasa në Varrezat e Dëshmorëve në Shkodër për të vijuar me veprimtari të tjera përgjatë gjithë ditës.
