Lagjja “Liria” në Shkodër, e cila prej vitesh ka vuajtur nga rrugët e amortizuara, mungesa e kanalizimeve funksionale dhe ndriçimi i dobët, pritet të marrë një fytyrë të re. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, inspektoi zonën dhe njoftoi nisjen e punimeve që do të përfshijnë sistemimin e hapësirave publike, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe vendosjen e sistemit të ndriçimit.
Nga ana tjetër, Kydret Shatza, kryetar i Shoqatës së Romëve dhe Egjiptianëve – dega Shkodër, u shpreh se kjo ndërhyrje nuk është vetëm një projekt infrastrukturor, por edhe një veprim që rikthen dinjitetin e banorëve të lagjes dhe e kthen këtë zonë në “portën e Shkodrës”, duke e bërë një hapësirë funksionale e tërheqëse për qytetarët dhe vizitorët.
