Grupi i famshëm i muzikës Rock u rikthyen mbrëmjen e së dielës në Tiranë, për një koncert në sheshin Skënderbej.

Pjesëmarrja e nostalgjikëve të muzikës së një prej grupeve më të njohura në botë, ishte e lartë. Ata u rikthyen në kryeqytetin shqiptar pas 24 vitesh.

Në vitin 2001 koncerti i tyre në stadiumin “Selman Stermasi” mbahet mend nga të gjithë. Scorpions u bënë të famshëm me këngën e tyre “Wind of Change”, në prag të viteve ’90, hit i cili u simbol i shembjeve të diktaturave komuniste në Evropën Lindore, mes të cilave ishte dhe Shqipëria.