Takimet autoriale dhe promovimet e librave po vijojnë në panairin e Tuzit në Malin e Zi, ku së fundmi ishte në fokus një botim me vlerë historike.

Fadil Smajlaj, me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, prezantoi librin “Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944”.

Ky botim sjell një analizë të thellë të evolucionit të sistemit postar në trojet shqiptare, të plotësuar me dëshmi dhe dokumente nga periudha të ndryshme historike. Gjatë prezantimit, autori ndau edhe një ngjarje të veçantë të ndodhur në periudhën e Pavarësisë.

Një moment i veçantë i aktivitetit ishte edhe dhurimi i albumeve me veprimtaritë e Ansamblit Artistik të Shkodrës nga pedagogu i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Ervis Krymbi, në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër, duke sjellë kështu edhe një dimension kulturor në këtë panair libri.