Në Galerinë “Oda” të Shkodrës u hap ekspozita me piktura dhe instalacione “Struktura të Papajtueshme” e artistes Majlinda Kelmendi. Projekti krijon një qasje të veçantë duke vënë në qendër përplasjen e formave dhe materialeve, si një mënyrë për të treguar se bukuria gjendet edhe te mospërshtatja.

Si një pedagoge në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, Kelmendi shpreh vlerësimin për zhvillimin bashkëkohor që ka marrë piktura shqiptare.

Prej vitesh Majlinda Kelmendi ka ekspozuar në galeri e muze brenda dhe jashtë vendit punimet e saj, duke fituar disa çmime ndërkombëtare. Çelja e ekspozitës u shoqërua me praninë e një publiku të gjerë, mes tyre personalitete të artit, kulturës dhe botës akademike.