Galeria e Arteve e Shkodrës ka nisur muajin shtator me ekspozitën personale “On Art” të artistes nga Kosova, Liridona Gjuka Bogu, e cila sjell një qasje bashkëkohore mbi marrëdhënien mes njeriut, artit dhe natyrës.

Drejtori i Galerisë, Fatmir Juka, shprehet se ky muaj do të jetë i pasur me aktivitete kulturore. Në kuadër të 10-vjetorit të “Art House”, Galeria do të jetë pjesë e një ekspozite të veçantë, duke krijuar një hapësirë të dedikuar për artin bashkëkohor.

Ai shtoi gjithashtu se shtatori e muajt në vazhdim do të sjellin një kalendar të ngjeshur me ngjarje të tjera kulturore e artistike, që do të mbajnë të gjallë jetën kulturore të qytetit.

Me këtë program, Galeria e Arteve e Shkodrës vijon të mbetet një prej qendrave më të rëndësishme të promovimit të artit dhe kulturës në qytet.