Kryeqendra e veriut po përgatitet për të zhvilluar Maratonën e Shkodrës, e cila do të mbahet të dielën, më 14 shtator. Aktiviteti organizohet në kuadër të titullit “Shkodra Qytet Evropian i Sportit”, duke e vendosur qytetin në qendër të vëmendjes sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.
Gara do të zhvillohet në tri kategori: 2.5 km (mosha 10-15 vjeç), 5 km (mosha 16-19 vjeç) dhe 10 km (mosha mbi 20 vjeç).
Organizatori i maratonës, Albert Marashi, kryetrajner i Shoqatës Sportive të Atletikës “Vllaznia”, thekson se kjo është një nismë historike që synon të kthehet në traditë ndërsa ndan detaje rreth eventit. Marashi shprehet se interesimi për t’iu bashkuar maratonës është i lartë.
Starti dhe finishi do të vendosen në sheshin përpara Bashkisë Shkodër, duke e kthyer qendrën e qytetit në një hapësirë festive për sportdashësit dhe vizitorët.
