Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet një kampionat ndërkombëtar i masazheve, që do të mbahet në kryeqendrën e veriut, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër. Aktiviteti do të sjellë në qytet fizioterapistë dhe estetistë nga vende të ndryshme, duke e kthyer qytetin në epiqendër të këtij eventi të veçantë.

Ky kampionat synon jo vetëm të promovojë profesionistët e fushës së masazhit dhe estetikës, por edhe të sjellë një frymë të re bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash mes pjesëmarrësve.

Eventi i 14 shtatorit pritet të tërheqë vëmendjen e publikut dhe të kontribuojë në promovimin e Shkodrës si një qytet mikpritës për aktivitete ndërkombëtare.