Skuadra e Vllaznisë ka pësuar humbjen e parë të sezonit në transfertën e Elbasanit, ku u përball me Dinamo City, një nga rivalët kryesorë për titullin kampion. Kuqeblutë u mundën me rezultatin 3-1, duke mos arritur të tregojnë atë formë që pritet prej tyre në këtë fillim kampionati.
Ish-arbitri i njohur i futbollit shqiptar në vitet ’70-’80, Tef Prela, i cili ndodhet këto ditë në Shqipëri, bën një analizë të ndeshjes, duke vlerësuar ecurinë e deritanishme të skuadrës shkodrane.
Më tej, Prela veçon edhe paraqitjet individuale të lojtarëve Krymi dhe Hakaj, të cilët sipas tij kanë spikatur në ndeshjen ndaj Dinamos.
Java e tretë e Kategorisë Superiore rezervon për Vllazninë një tjetër duel të fortë. Kuqeblutë do të presin në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Partizanit, një sfidë klasike e futbollit shqiptar që pritet të tërheqë interesin e tifozërisë shkodrane.
