Shkodra ka një traditë të pasur në artin pamor, duke nxjerrë figura të njohura kombëtare e ndërkombëtare, të cilët e kanë përfaqësuar qytetin me dinjitet ndër vite. Por, vitet e fundit vihet re një rënie e interesit të të rinjve drejt këtij drejtimi artistik edhe në institucionet arsimore.

Paci thekson se kjo situatë kërkon një qasje të re, ku institucionet dhe vetë komuniteti duhet të punojnë për të ndërtuar një strategji që rikthen artin pamor si pjesë të rëndësishme të jetës kulturore të qytetit.

Artistë, institucione dhe vetë shoqëria civile kanë përgjegjësinë të kontribuojnë në ndërtimin e një vizioni të ri për artin pamor, në mënyrë që kjo traditë të mos mbetet vetëm kujtim i së shkuarës, por një realitet i gjallë i qytetit.