Dinamo i ka bërë një start si pretendente e mirëfilltë këtij sezoni në Superiore, teksa ka mundur që në ndeshjen e parë një skuadër me shumë ambicie si Vllaznia.

Blutë bënë një paraqitje shumë më të mirë duke shfrytëzuar maksimalisht gabimet e shkodranëve për të gjetur fillimisht golin e parë me Bregun. Më pas ata shfrytëzuan orientimin drejt sulmit të shkodranëve për të dyfishuar me Guindo e thelluar diferencën me Berishën.

Goli i Balajt në fund kishte vetëm vlera statistikore, pasi humbja 3-1 ridimensinoi pak suksesin e javës së parë të kuqebluve ndaj Egnatias. Ndërsa Dinamo konfirmohet pretendente, pasi përtej mungesave të mëdha e ndryshimeve, dha një provë të mirëfilltë force ndaj një rivali direkt për titullin.