Interneti dhe platformat dixhitale po sjellin sfida të reja për letërsinë, duke ndikuar në mënyrën se si lexuesit i qasen librit dhe krijimtarisë artistike. Në këtë kontekst, shkrimtarja Life Hasa thekson se interneti sjell avantazhet e veta, por kërkon gjithashtu një kujdes të shtuar në edukimin e brezave të rinj.
Megjithatë, sipas shkrimtares pavarësisht ndikimit të madh që ka interneti sot, krijimtaria letrare ruan vlerën e saj më të fortë në mënyrën tradicionale të shkrimit dhe leximit.
Letërsia dhe interneti mbeten kështu dy realitete që ndërthuren, ku sfida kryesore është ruajtja e kulturës së leximit në kohën e teknologjisë.
