Edicioni i 16-të i “Shkodra Jazz Festival” po i afrohet fundit, duke lënë pas një seri koncertesh që pasuruan jetën kulturore të qytetit. Për disa ditë me radhë, Muzeu Historik i Shkodrës u kthye në skenë qendrore të artistëve vendas e të huaj, të cilët krijuan larmi tingujsh dhe emocionesh për publikun.
Në një prononcim për RTSH, drejtori artistik i festivalit, Florian Jakaj, vlerësoi këtë edicion si një alternativë të shtuar për jetën artistike të Shkodrës.
Koncerti kulminant i këtij edicioni do të zhvillohet mbrëmjen e 30 gushtit, i planifikuar të mbahej në sheshin para Bashkisë, për shkak të kushteve atmosferike është zhvendosur në Sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, duke nisur nga ora 20:30.
Ky edicion konfirmon edhe një herë se Shkodra mbetet një prej pikëtakimeve më të rëndësishme të muzikës jazz në rajon.
