Vllaznia do të përballet këtë të dielë me Dinamo City në javën e dytë të Kategorisë Superiore. Ndeshja do të luhet në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, aty ku kuqeblutë synojnë të vazhdojnë me rezultat pozitiv. Zëvendëstrajneri Ergi Borshi në konferencën për mediat theksoi se objektivi i ekipit është fitorja.
Borshi u ndal edhe tek prurjet e reja dhe përshtatjen e tyre me skuadrën ndërsa u shpreh se ekipi shkon i plotë në Elbasan.
Krahas Dinamo City-Vllaznia, java e dytë e kampionatit rezervon edhe sfidat: Flamurtari–Bylis, Partizani–Teuta, Egnatia–Elbasani dhe Vora–Tirana.
