Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua simpoziumi shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes (1944–1991) Shkodra përballë të kaluarës”. Aktiviteti u organizua nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Muzeun e Kujtesës Shkodër dhe ICMP.

Në simpozium morën pjesë përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare. Domosdoshmëria e bashkëpunimit mes institucioneve për të ndriçuar të vërtetën, ishte në fokus të diskutimeve të mbajtura në simpozium.

Ky aktivitet shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në përballjen e shoqërisë shqiptare me të kaluarën, duke kthyer vëmendjen te viktimat e një prej periudhave më të errëta të historisë sonë.