Figura e Ferdinand Bushatit, ose siç e njihnin të gjithë “Zotni Nardi”, vazhdon të jetojë në kujtesën e artistëve shkodranë. Për gati çerekshekulli, nga viti 1967 deri më 1991, ai drejtoi ish-Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”, duke u bërë udhërrëfyes për dhjetëra talente të rinj që më vonë u shndërruan në emra të njohur të artit shqiptar.

Ish-drejtoresha e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka i ka ende të freskëta këshillat që jepte “Zotni Nardi”. Në ish-Klubin e Rinisë “Heronjtë e Vigut”, të rinjtë shkodranë gjenin mundësinë për të shpalosur pasionet e tyre.

Pamjet e kronikës rikthejnë atmosferën e festës së 90-vjetorit të “Zotni Nardit”, tre vite më parë, ku miq, bashkëpunëtorë dhe artistë i dhanë nderimin dhe mirënjohjen e merituar këtij fisniku të kulturës shkodrane.