Muzeu Historik i Shkodrës u mbush mbrëmë me tingujt e veçantë të koncertit të radhës të “Shkodra Jazz Festival”, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion për publikun.

Nën udhëheqjen e Paçalin Pavacit dhe Brixhilda Martinit, të rinjtë e “Rrok Academy” u ngjitën në skenë me klasat Classic dhe Junior, duke dëshmuar rritjen dhe pasionin e brezit të ri për muzikën.

Drejtuesit e akademisë theksuan rëndësinë e aktiviteteve të tilla për edukimin artistik të të rinjve dhe për pasurimin e jetës kulturore të qytetit.

Edicioni i 16-të i Shkodra Jazz Festival do të vijojë me netë të tjera muzikore sërish në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës dhe sheshit para Bashkisë.