Në varrezat historike të Rrmajit, ku prehen personalitete të rëndësishme të Shkodrës, mes tyre edhe Kolë Idromeno, gjendja e varrit të piktorit dhe arkitektit të njohur ka mbetur e pandryshuar.
Dom Nikë Ukgjini, një nga nismëtarët e rindërtimit të varrit dy vite më parë, në një prononcim shprehet se procesi ka mbetur pezull dhe nuk është shënuar asnjë zhvillim i ri.
Figura e Kolë Idromenos, e konsideruar si projektuesi i Shkodrës europiane, vijon të mbetet një pikë referimi për qytetin, ndërsa varri i tij pret ende një zgjidhje dinjitoze.
